Partizani ka fituar derbin e dytë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mundur Tiranën me rezultatin 0-2 në “Arenën Kombëtare”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me golin e Human, duke marrë kontrollin e ndeshjes që në fazat e para. Tirana tentoi të reagonte, por presioni i vazhdueshëm i Partizanit dhe organizimi më i mirë në fushë nuk i lanë hapësira ekipit të drejtuar nga Nuhiu.

Goli i dytë i takimit u shënua në minutën e 66-të, kur Skuka u gjend i vetëm përballë Tafas dhe shfrytëzoi rastin për të vulosur fitoren e “Demave”.

Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në renditje, vetëm tri pikë larg zonës “Final 4”. Nga ana tjetër, Tirana mbetet në fund të tabelës me 7 pikë dhe vijon të përballet me rrezikun serioz të rënies nga kategoria.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu