
Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026.
Vllaznia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores ndaj Bylisit në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-1. Kuqeblutë kishin fituar edhe takimin e parë 1-0, duke avancuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
AF Elbasani realizoi përmbysjen në “Arenën e Demave”. Verdheblutë mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt me rezultatin 2-1, duke e dërguar sfidën në shtesë, ku shënuan edhe një tjetër gol për ta fituar ndeshjen 3-1 dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Dinamo City nuk e pati të vështirë ndaj Tiranës pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Dinamovitët triumfuan edhe në takimin e dytë me të njëjtin rezultat, 2-0, duke kaluar më tej.
Një ndeshje e luftuar u zhvillua në “Egnatia Arena” mes Egnatias dhe Teutës, ku rrogozhinasit kaluan në gjysmëfinale pas barazimit 0-0. Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana” i dha Egnatias kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm.
Për përcaktimin e përballjeve gjysmëfinale do të hidhet short i lirë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, i organizuar nga Departamenti i Garave në Federata Shqiptare e Futbollit.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale
Partizani 1-3 AF Elbasani, pas 120 minutave (1-0)
Vllaznia 2-1 Bylis (1-0)
Dinamo 2-0 Tirana (2-0)
Egnatia 0-0 Teuta (2-1)
euronews






