
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar pas seancës konstituive të Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur ndarjen e drejtuesve të komisioneve parlamentare, duke përcaktuar emra të njohur të mazhorancës në krye të komisioneve kryesore të Kuvendit.
Sipas burimeve nga mbledhja, drejtuesit e rinj janë si më poshtë:
Ulsi Manja – Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Igli Hasani – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme
Blendi Klosi – Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia)
Milva Ekonomi – Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Bledi Çuçi – Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Anila Denaj – Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore
Damian Gjiknuri – Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore