
Majlisi, Parlamenti i Teheranit, “ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare”.
Kështu është shprehur gjenerali i Gardës së Revolucionit, Esmail Kowsari, i cili është anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Majlis, sipas asaj që raporton televizioni iranian Press TV.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë strategjike për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror.
Si një ‘korridor detar’ midis Iranit dhe Omanit, ajo lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.
Pse është e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?
Nëse kriza del jashtë kontrollit, skenari më i keq për ekonominë botërore do të ishte një bllokadë nga ana e Teheranit në ngushticën e Hormuzit.
Në këtë rast, ende hipotetik, Arabia Saudite do të mund të eksportonte ende të paktën 5 milionë fuçi në ditë, pak më pak se gjysma e kapacitetit të saj prodhues, përmes tubacionit lindje-perëndim që e lidh drejtpërdrejt me Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit.
Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu do të mund të vazhdonin të eksportonin një pjesë të prodhimit të tyre.
Më i godituri do të ishte Katari, i cili detyrimisht kalon të gjithë gazin e tij natyror të lëngshëm nëpër ngushticën e Hormuzit./tvklan.