Tiranë, 19 janar 2026 – Kryeministri Edi Rama ka inspektuar Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një nga hapësirat më të mëdha të gjelbëruara në zonën e Tiranës së Madhe, me një sipërfaqe totale prej 84 hektarësh.

Gjatë inspektimit, Rama u njoh nga afër me investimet e realizuara në infrastrukturën e parkut, e cila përfshin pedonalen e re me gjatësi 5.2 kilometra, amfiteatrin, molin buzë liqenit, kënde lojërash për fëmijë, korsi biçikletash si edhe fusha sportive.

Kryeministri theksoi rëndësinë e zgjerimit të hapësirave të gjelbra dhe krijimit të ambienteve rekreative për qytetarët, si pjesë e vizionit për përmirësimin e cilësisë së jetës urbane.

Në këtë inspektim, Rama u shoqërua edhe nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, i cili prezantoi punimet e realizuara dhe funksionet e reja të parkut për komunitetin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu