
Këngëtarja Parashqevi Simaku ka publikuar këngën e saj të parë pas një shkëputjeje të gjatë disa vjeçare nga muzika.
Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”.
“A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale.
Parashqevi Simaku, e cila jetonte e pastrehë në New Jork tronditi opinionin publik shqiptar, në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale.
Ajo u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në Amerikë, ndërsa tashmë i është rikthyer sërish muzikës duke sjell këngë të reja./shqiptarja