Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka sjellë për publikun videoklipin e këngës së saj “Dashuria”, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën muzikore.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj ‘Echoes From Iliria’, i publikuar në vitin 2006 dhe mbart një mesazh të fuqishëm artistik e emocional. Teksti i saj bazohet në poezinë e shkrimtarit të njohur Andon Zako Çajupi, duke i dhënë një dimension të veçantë artistik.

Muzika është fryt i bashkëpunimit mes Robert Nolfe, Parashqevi Simakut dhe Dileo, ndërsa producent i projektit ishte ish-bashkëshorti i këngëtares, Robert Nolfe.

Ky videoklip vjen pas një periudhe të vështirë për Parashqevinë, e cila është përballur me sfida të mëdha financiare dhe një situatë të pasigurt si e pastrehë. Megjithatë, rikthimi i saj u bë i mundur edhe falë ndihmës së Elton Ilirjanit, i cili e mbështeti atë në momentet më të vështira dhe e ndihmoi të rikthehej në muzikë.

Publiku e ka pritur me shumë emocion këtë rikthim, duke vlerësuar talentin dhe zërin unik të këngëtares. Dashamirësit e saj kanë komentuar me entuziazëm në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për rikthimin e saj pas një mungese të gjatë.

Megjithatë, ka pasur disa keqkuptime lidhur me këngën “Dashuria”, pasi një pjesë e publikut nuk ishte në dijeni se ajo është realizuar fillimisht në vitin 2006 dhe nuk është një krijim i ri.

Pavarësisht kësaj, ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e Parashqevi Simakut dhe dëshmon forcën e saj artistike dhe pasionin për muzikën. Publiku vazhdon ta mbështesë dhe ta presë me padurim çdo projekt të ri nga ajo./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu