Parashqevi Simaku: Kur u largova nga Shqipëria nuk kisha asnjë lek

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka rrëfyer mbi largimin e saj nga Shqipëria në vitin 1992, kur iku nga vendlindja për tu zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Simaku tregoi se në kohën kur u largua nga Shqipëria nuk kishte asnjë lek.

Simaku tha se fillimisht iku në Itali, me porosi të së ëmës për tu takuar me të vëllain që ishte ndër emigrantët e parë dhe kishte vite pa ardhur në Shqipëri.

Këngëtarja tregoi se në Nju Jork mbërriti në marsin e vitit 1992.

“Isha e thjeshtë. Nuk lyhesha. Zgjodha degën e dramës në Universitet se dëgjova babain të mos studioja muzikë për të mos përpunuar zërin. Kam pasur fatin që më kanë dashur shumë. Kur ikja në koncerte, mezi prisja të kthehesha në Shqipëri. Nëna ime më pyeste se kur do të kthehesha. Kisha një vizion për këngën kur isha e re. Nëna më tha të shkoj të shikoj vëllain në Itali, që ishte ndër emigrantët e parë. Shkova në ambasadë. Kur ika nga Shqipëria nuk kisha asnjë lek. Më pas erdhi një grua nga Nju Jorku dhe më bleu një pasaportë kalabreze. Në Nju Jork mbërrita në marsin e vitit 1992”,-tha Simaku./CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu