Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet?

Kësaj pyetje qendrore politike për zgjedhjet, 60.4% e qytetarëve në Qarkun Tiranë parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS.

Ndërkohë 21.3% e të pyeturve parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë PD, 2% parashikojnë se do t’i fitojë Shqipëria Bëhet, 1.4% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia dhe 1.3 % parashikojnë si fituese Lëvizja Bashkë.

Ndërkohë 12.3% e qytetarëve në Qarkun Tiranë kësaj pyetje nuk i janë përgjigjur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu