Qindra veta u mblodhën të shtunën në paradën e tetë të krenarisë në Prishtinë në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë.

Blert Morina nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti, CEL, tha se motoja e paradës së këtij viti është “Kemi qenë dhe do të jemi”.

yacht hotel sarande

Në muajin mars të vitit 2022 parlamenti i Kosovës dështoi të miratonte në parim projekt Kodin Civil, i cili i hap rrugë rregullimit ligjor të martesave ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, mes kundërshtimesh dhe debatesh të rrepta.

Kryeministri Albin Kurti, tha sot gjatë paradës se Kosova është shtet demokratik që nuk përjashton askënd dhe garanton barazi për të gjithë.

“Nëse besojmë në të drejtat e njeriut atëherë duhet t’i flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa janë shumë më ndryshe por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht barazia na e mundon bashkimin dhe e pamundëson përjashtimin dhe e garanton gjithëpërfshirjen”, tha ai.

Kosova ka miratuar në vitin 2004 ligjin kundër diskriminimit dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBT thonë se kuadri ligjor ofron garanci për të drejtat tyre, por ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të mund të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, në raportin e këtij viti për Kosovën theksoi se komuniteti LGBT vazhdon të përballet me diskriminimim dhe shkallë të ultë të pranimit shoqëror. VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu