Papa Leo ka reaguar ndaj sulmeve verbale të Donald Trump, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të heshtë përballë luftës dhe tensioneve ndërkombëtare. Sipas raportimit të BBC, Ati i Shenjtë tha se nuk ka frikë nga administrata Trump dhe se do të vazhdojë të flasë fort për mesazhin e ungjillit dhe për paqen.
Përplasja mes Papës dhe presidentit amerikan u thellua pas deklaratave të Trump, i cili e akuzoi kreun e Kishës Katolike se po ndërhyn në politikën e jashtme dhe e cilësoi atë si të dëmshëm në këtë fushë. Papa, nga ana tjetër, është shprehur vazhdimisht kundër luftës dhe ka kërkuar që fuqitë botërore të zgjedhin paqen.
Në deklaratat e tij të fundit, Papa Leo u shfaq i vendosur që të mos tërhiqet nga mesazhi i tij, duke theksuar se roli i tij nuk është politik, por moral dhe shpirtëror. Qëndrimi i tij vjen në një moment kur përplasjet për Iranin dhe Hormuzin kanë shtuar tensionet globale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu