Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat në Vatikan pasditen e sotme me Madhëritë e Tyre, Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila thekson se gjatë takimit, Ati i Shenjtë u ka drejtuar një urim për përvjetorin e martesës së tyre.

Gjithashtu, Papa i ka shprehur Mbretit Charles urimet për një shërim të shpejtë, duke iu referuar problemeve të fundit shëndetësore me të cilat është përballur monarku britanik.

Vizita e sotme e Mbretit Charles në Itali është pjesë e një agjende të ngjeshur zyrtare, që përfshin takime me përfaqësues të lartë të Kishës Katolike dhe autoriteteve italiane. Në orët e mëparshme, monarku britanik zhvilloi një vizitë nderimi në Bazilikën e Shën Pjetrit, si dhe pati një takim simbolik me zyrtarë të lartë të shtetit italian në Romë.

Kjo është një nga vizitat e rralla të Mbretit Charles jashtë Mbretërisë së Bashkuar që prej shpalljes së diagnozës së tij me kancer në fillim të vitit 2024, dhe tregon vazhdimin e angazhimit të tij në diplomacinë ndërkombëtare, me theks të veçantë në marrëdhëniet ndërfetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu