
Vatikan – Papa Françesku ka befasuar besimtarët dhe mediat me një paraqitje të papritur publike, vetëm dy javë pasi u lirua nga spitali ku ishte shtruar për trajtim mjekësor.
Ati i Shenjtë u shfaq sot në Sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur besimtarët dhe për të dhënë bekimin e tij të zakonshëm të së dielës. Të pranishmit e pritën me duartrokitje dhe entuziazëm, duke u treguar të emocionuar për rikthimin e tij.
Zëdhënësi i Vatikanit tha se Papa ndjehet më mirë dhe po vazhdon me kujdes programin e tij të angazhimeve, në përputhje me këshillat e mjekëve.
Ky ishte dalja e parë publike e Papës që nga lirimi i tij nga spitali më 23 mars, pas disa ditësh trajtimi për probleme respiratore.
Ai përfundoi fjalimin e tij me një mesazh shprese dhe lutjeje për paqe në botë.