
Në një kohë që po ushtrohet terror ndaj mediave dhe sinjali i News24 është fikur prej 3 ditësh, një urdhër i beftë pa pritur vendimin e ankimimit në Gjykatë, ka mobilizuar Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili ka marrë urdhër të që të prishë uren lidhëse mes godinës së News24 dhe redaksisë së Panorama TV e cila ka kontratë të rregullt deri ne vitin 2033.
Kjo urë lidhëse bashkon dy godinat dhe është pika më e rëndësishme, pasi lidh transmetimin e News24 dhe serverat dhe prishja e saj do të sillte dëme të paimagjinueshme për televizionin, jo vetem per sinjalin e tij por edhe financiare.
News24 i ben thirrje IKMT te ndale kete akt, pasi prishja e tunelit do demtonte kabllot qe ndodhen ne kete strukture do te dëmtonte pajisjet, serverat, arkiven dhe transmetimin e News24./Panorama