Një situatë që ka shkaktuar panik në ajër është regjistruar me një avion të kompanisë “Wizz Air” të linjës së fluturimit Bergamo-Tiranë.
Raportohet se avioni nuk ka mundur të ulej dot në pistën e aeroportit të Rinasit në Tiranë nga mjegulla e dendur dhe ka bërë xhiro në ajër.
Pas gati 30 minutash xhiro në ajër rreth e rrotull rrethinave të Tiranës, kohë që krijoi jo pak shqetësim e panik te pasagjerët, piloti ia doli ta zbresë në pistë avionin./oranews