Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë. Një i ri që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit.

Pas kësaj kanë qenë udhëtarët ata të cilët kanë reaguar menjëherë, duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. Disa persona janë hedhur mbi të riun, ndërsa më pas dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë.

Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.

Ndërhyrja e policisë ka qenë ajo e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën. Shqiptari nga ana tjetër ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu