
Pas reshjeve të shiut, në zonën e Qafë Thores kanë nisur reshjet e para të borës, duke e veshur segmentin Shkodër–Theth me një shtresë të bardhë dëbore.
Për momentin, rruga mbetet e hapur për qarkullim, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të kenë zinxhirë me vete, në rast se bora shtohet.
View this post on Instagram
Firma nënkontraktore ka nisur punën për pastrimin e borës dhe garantimin e qarkullimit normal të automjeteve në këtë aks të rëndësishëm turistik.
Ndërkohë, pamjet nga Qafë Thore – Theth tregojnë një peizazh mahnitës të mbuluar nga bora.







