Seanca plenare për prezantimin e buxhetit u shoqërua me tensione dhe skena simbolike nga opozita. Në momentin kur kryeministri Edi Rama u ngrit të prezantonte buxhetin e vitit të ardhshëm, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe iu kthyen me kurriz podiumit, në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Kryeministri, i cili e vazhdoi fjalën mes kësaj performance të opozitës, reagoi menjëherë me ironi:
“Më mirë shpina sesa fytyra juaj. Ma lehtësuat fjalimin.”

Gjest i opozitës vjen në vijim të akuzave për mungesë debati dhe transparence nga ana e mazhorancës, ndërsa Rama e interpretoi si shenjë dobësie politike dhe mungese argumentesh.

Pavarësisht protestës, kryeministri vijoi prezantimin e buxhetit, të cilin e cilësoi si “më të madhin në historinë e vendit”, ndërsa deputetët e opozitës qëndruan të kthyer me shpinë gjatë një pjese të fjalimit.

Ngjarja pason përplasjet e ditëve të fundit mes palëve në Kuvend, që kanë përshkallëzuar konfliktin politik në prag të diskutimeve për paketën financiare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu