
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar sot një foto nga Staten Island, New York, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm me look-un e saj, por edhe me atmosferën kuqezi që dallohet këto prag festash në rrugën ku janë marrë pamjet.
Në postim, artistja shkruan “Staten Island mami”, ndërsa në sfond nuk shihet vetëm një flamur shqiptar — por një seri flamujsh kuqezi të vendosur përgjatë të gjithë rrugës, që shumëkush i lidh me festimet e 28 Nëntorit dhe komunitetin e madh shqiptar në zonë.
View this post on Instagram
Video duket të jetë bërë në një rrugë me biznese lokale, ku flamujt shqiptarë s’lënë asnjë çdo dyshim se komuniteti shqiptar i New York-ut po përgatitet për festën kombëtare.
Postimi i Bebe Rexhës ka bërë menjëherë bujë në rrjetet sociale, me fansa që e komplimentojnë për paraqitjen dhe për krenarinë që tregon vazhdimisht për origjinën e saj.




