Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje, i koduar “Bulevardi”. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Sipas njoftimit zyrtar, në bazë të informacioneve operative, shërbimet e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Benz” që po qarkullonte në bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Pas gjetjes së armës, 39-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Arma e zjarrit bashkë me municionin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia njofton se do të vijojë operacionet e shpeshta në kryeqytet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe evidentimin e rasteve të mbajtjes së armëve pa leje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu