
Mbrëmjen e së hënës, më 18 gusht, qytetarët e Alba-s (CN), në rajonin e Piemonte-s, u përballën me një skenë të pazakontë. Nëntë kuaj u panë duke kaluar qetësisht nëpër rrugicat e qendrës historike, duke tërhequr vëmendjen dhe habinë e kalimtarëve, si edhe të drejtuesve të automjeteve.
View this post on Instagram
Kafshët rezultuan të ishin pjesë e një grupi turistësh nga Verona, të apasionuar pas trekking-ut me kuaj, të cilët kishin zgjedhur rrugët e qytetit si pjesë të itinerarit të tyre.
Pamjet e kuajve në mes të qendrës urbane u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe duke u kthyer në një ngjarje kurioze për banorët e Alba-s.