
TIRANË – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme tregun e rrobave në lagjen “5 Maji”, një nga zonat tregtare më të frekuentuara të kryeqytetit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm në zonë.
View this post on Instagram
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
View this post on Instagram
Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një bilanc paraprak mbi dëmet materiale. Situata në zonë vijon të jetë nën monitorim.



