
Kryetari i Bashkisë së Magentës priti Taulant Ballën ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin e Shqipërisë, i cili ndodhet aktualisht në Itali për t’u takuar me komunitetet shqiptare shkruan Ticinonotizie.
Gjatë turneut të tij, Balla u ndal edhe në Magenta, Milano ku banon një komunitet i madh shqiptarësh nga Shqipëria dhe Kosova.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin Balla në Magenta, ishte një mundësi për të forcuar lidhjet e miqësisë mes vendeve tona dhe për të nënvizuar sesi qyteti ynë është një komunitet i hapur dhe mikpritës.
Pata rastin t’i shpjegoj ministrit sesi në Magenta jeton një komunitet i madh dhe i mirintegruar qytetarësh me origjinë shqiptare, të cilët kontribuojnë aktivisht në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të qytetit tonë”. shprehet Luca Del Gobbo, kryetari i Bashkisë së Magentës, një bashki lombarde në Milano./Ticinionotizie