Dhjetëra anëtarë të sindikatës greke në port bllokuan ngarkimin e një kontejneri me municion të destinuara për Izraelin në shenjë proteste kundër luftës në Gaza, përcjell TV21. Municioni është transportuar me kamion nga Maqedonia e Veriut dhe duhej të ngarkohej në një anije me flamurin e Ishujve Marshall për Izraelin. Kontejneri kishte 21 ton municion. Para incidentit, sindikata e punëtorëve të portit u bëri thirrje punëtorëve të protestojnë dhe të bllokojnë dërgesën e armëve dhe municioneve që do të përdoren në luftën në Gazë.