Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar pas thirrjes nga SPAK, ku është paraqitur si person nën hetim dhe ku qëndroi vetëm gati 40 minuta, e shoqëruar nga e motra në rolin e avokates.

Balluku ka thënë se është thirrur për një çështje nën hetim.

Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim. Si qytetare dhe si zyrtare publike e shikoj si një proces, i cili jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar në transparencë dhe parimet e drejtësisë në të cilën besoj”, – deklaroi ajo.

Mësohet se Balluku është thirrur për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Në dalje nga SPAK mbështetës të PD e pritën me thirrjet “Hajdute”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu