
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kartëmonedhat false”, duke vënë në pranga një 36-vjeçar që përdorte kartëmonedha të falsifikuara për blerje në markete dhe dyqane.
Shtetasi S. A., 36 vjeç, u identifikua pasi kishte paguar në një market të lagjes nr. 12 me një kartëmonedhë 100-euroshe false. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet edhe një tjetër kartëmonedhë 100-euroshe, gjithashtu e falsifikuar.
Hetimet e deritanishme tregojnë se i arrestuari kishte kryer disa blerje me kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.