Kryetari i PD, Berisha u bën thirrje emigrantëve që të aplikojnë në platformën e KQZ-së: Mos e humbisni durimin nëse nuk regjistroheni në përpjekjen e parë
Berisha foli për ndryshimet që duhet t’i bëhen kodit zgjedhor në lidhje me votën e emigrantëve. Ai deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk duhet të ketë ndërhyrje në ligjin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve.
“Por ka ndodhur një zhvillim i ri, i paqenë, siç është vota e emigrantëve.U bënë ndryshimet ligjore në emër të këtij procesi, por në qoftë se për shkak të problematikave që dalin, me qëllim që të sigurohet e drejta kushtetuese e tyre sa më mirë, përsëri vetëm për këtë mund të bëhen ndërhyrje në kod, të cilat të lehtësojnë dhe garantojnë këtë proces.Tani, debate ka, natyrisht u siguroj se pa arsye të forta ligjore, ndërhyrje nuk do bëhen.Gjer tani nuk ka një gjë të konkretizuar, por sidoqoftë tani që po provohet platforma, çdo lloj pengese që mund të ketë nevojë për amendim apo përshtatje, ne jemi të gatshëm.Është e drejta kushtetuese e 1.5 milion shqiptarëve, është e paimagjinueshme që t’u themi se për shkak të ligjit nuk do votoni. Jo, do bëjmë gjithçka që ju të votoni” tha Berisha, duke u kujtuar se ka edhe një platformë të PD, tek e cila cilido që do të informohet për procesin e regjistrimit mund të regjistrojë në këtë platformë dhe ai automatikisht do t’i dërgohet në email apo ëhatsapp e gjithë praktika që duhet të ndjekë për regjistrimin në KQZ.