Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK u pyet sot nga gazetarët lidhur me pagesën e këshilltarit amerikan të fushatës, Chris LaCivita, por e shmangu pwrgjigjen swrish. Ai u shpreh se shpenzimet do të deklarohen brenda afateve ligjore, ndërsa nënvizoi se personalisht nuk ka paguar asgjë nga xhepi.

“Kandidatët po deklarojnë shpenzimet e bëra në fushatë. Për partitë ka një afat ligjor. Unë nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar Partia Demokratike. Çfarë shpenzimesh janë bërë në turin në mbarë Shqipërinë, janë bërë nga PD”, tha Berisha.

Ai shtoi se PD do të raportojë çdo shpenzim sipas afatit të përcaktuar me ligj:
“Ka një ligj që përcakton kur do të deklarohen shpenzimet dhe unë garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë. Deputetët po plotësojnë formularë për shpenzimet e tyre personale, por për partitë është tjetër afat.”

Berisha theksoi gjithashtu se, ndryshe nga disa kandidatë që kanë deklaruar shpenzime të mbuluara nga xhepat e tyre, fushata e tij është financuar plotësisht nga PD.

Shifra vazhdon të intrigojë opinionin pasi në media gjatë fushatës u përfol se kontrata e lobimit me strategun e fushatës së Donald Trump, Chris La Civita ishte 6 milionë dollarë, gjë që ende nuk është sqaruar nga Partia Demokratike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu