Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, ylli i serialit televiziv “Osmani”, prej disa ditësh ndodhet në jug të vendit tonë për pushimet verore dhe së fundmi është shfaqur duke shijuar pamjet e Vlorës.

Teksa bën një fluturim aventuror me parashutë në ajër, i shoqëruar edhe nga të tjerë persona, ai filmohet duke shijuar bukuritë shqiptare nga lartësia.

I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij, Fahriye Evcen. Një takim zyrtar ai bëri edhe në bashkinë e Vlorës, ku u prit nga kryebashkiaku Ermal Dredha, teksa nuk mbaronte radha e gjatë e punonjëseve të administratës që donin një fotografi me të apo që dolën për ta parë.

Më herët, në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu