Misioni i OSBE-së ka reaguar pas dorëheqjeve të kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, dhe anëtares së Bordit, Arta Berisha.

Në deklaratën e tyre, OSBE ka shprehur mirënjohjen për shërbimin dhe përkushtimin e treguar nga Boletini dhe Berisha në shërbim të transmetuesit publik.

yacht hotel sarande

“Misioni respekton vendimet e tyre, të cilat janë marrë në interes të ruajtjes së standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe mbrojtjes së integritetit të medias publike,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Misioni thekson rëndësinë e përgjegjshmërisë dhe transparencës për të ruajtur besimin e publikut në RTK dhe përkushtimin e saj ndaj raportimit të paanshëm dhe të përgjegjshëm në transmetimin publik.

OSBE-ja ka nënvizuar rëndësinë që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që bordi të bëhet funksional.

Për më tepër, sipas OSBE-së emërimi i anëtarëve të rinj të bordit dhe i Drejtorit të Përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartësisht në meritë./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu