
Një aksident rrugor është regjistruar sot pranë Portit të Jahteve në Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve, makina ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin aty pranë.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti ambulanca, e cila transportoi drejt spitalit shoferin e plagosur. Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.
Forcat e policisë ndodhen në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë.
Ky episod ngre sërish në qendër të vëmendjes problematikën e sigurisë rrugore, veçanërisht në Orikum dhe zonat turistike përreth, ku gjatë sezonit veror qarkullimi është shumë i lartë.