Një delegacion izraelit ndodhet që prej mesditës së hënës në Sharm el-Sheikh, Egjipt, për bisedime kritike mbi një armëpushim në Rripin e Gazës, por mungon një prej figurave më të afërta të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ministri për Çështje Strategjike, Ron Dermer.

Sipas burimeve izraelite, Dermer do të bashkohet në një fazë të mëvonshme të negociatave, pasi disa çështje kyçe, përfshirë listën e të burgosurve palestinezë që mund të lirohen dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza, duhet të finalizohen më parë.

Delegacioni izraelit përfshin përfaqësues të IDF, Mossad, Shin Bet, si dhe këshilltarin për çështjet e jashtme të Netanyahut, Ophir Falk, dhe koordinatorin për çështjet e pengjeve, Gal Hirsch.

Ron Dermer konsiderohet si njeriu më i besuar i Netanyahut për marrëdhëniet me administratën Trump dhe vendet arabe, dhe do të arrijë në Sharm el-Sheikh për të dhënë “shtytjen përfundimtare” drejt një marrëveshjeje armëpushimi.

Takimet zhvillohen në një moment të ndjeshëm diplomatik, ndërsa të gjitha palët përpiqen të mbyllin negociatat sa më shpejt.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu