
Ndërsa regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit është në orët e fundit, mbeten edhe 42 mijë zgjedhës të refuzuar. Statistikat deri në orën 19:30 tregojnë se janë mbi 230 mijë kërkesa të miratuara.
Bie në sy se mes shteteve nga ku shtetas shqiptarë kanë kërkuar të votojnë është edhe Kosova, me 214 kërkesa gjithsej, nga të cilat janë miratuar 72 dhe janë refuzuar 66. Në Kosovë ka shumë qytetarë që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare dhe kësisoj gëzojnë të drejtën e votës nga jashtë.
Në total janë gjithsej 288,330 zgjedhës që kanë bërë kërkesë për regjistrim që prej 11 janarit kur u hap procesi i regjistrimit. KQZ ka bërë thirrje për të shtyrë me 2-3 ditë afatin për zgjedhësit që u është refuzuar kërkesa./AIA.AL