Ah, opozita shqiptare! Dikur parti e madhe, sot e reduktuar në teatër periferik, ku aktorët e skenës politike janë gjithnjë të njëjtët: të lodhur, të konsumuar dhe me role tragjiko-komike.

Rasti i fundit? Ervin Salianji, i cili në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka kërkuar protesta në ditën e parë të Parlamentit. Po Parlamenti nuk është “shtëpia” e opozitës? Atëherë pse gjithmonë i duhet rruga, kazanët e tymit dhe zhurma e tenxhereve?

Ironia më e madhe: Salianji nuk është më as deputet! Pra, një i dënuar për shpifje, që sapo ka dalë nga burgu, kërkon protesta për një Parlament ku nuk është pjesë. Situata duket sikur një ish-lojtar i skuadrës së tretë të Partizanit, kërkon të jetë kapiten i kombëtares.

Por ky nuk është vetëm problemi i Salianjit. Kjo është fotografia e opozitës sonë: një grumbull individësh që sillen si spektatorë të teatrit absurd, ku nuk ka as skenar, as regjisor, vetëm improvizime të lodhura.

Dhe le të mos harrojmë “dyshen e famshme”: Ervin Salianji dhe Grida Duma. Ai – një politikan që karrierën e ka të lidhur me skandale, shpifje dhe “aksione” të dështuara. Ajo – një ish-politikane që pasi dështoi me turp në politikë, i hyri gazetarisë si “plan B”, por edhe aty shfaqet si kopje e zbehtë e moderatoreve serioze. Bashkë, janë simboli i një opozite që nuk arrin të gjejë as vendin e vet në politikë, as në media.

Në fund, propozimi i Salianjit për protesta nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të rikthyer pak vëmendje ndaj vetes. Problemi është se publiku shqiptar është lodhur. Nuk ka më durim për këto shfaqje farsë, ku të vetmit që qeshin janë ata që e shohin opozitën të vetëshkatërrohet çdo ditë.

Pra, të dashur lexues: kur opozita drejtohet nga njerëz si Salianji, nuk ka nevojë për satirë. Mjafton të dëgjosh çfarë thonë dhe të shohësh çfarë bëjnë.

Në darkë shfaqet si romantiku i fundit, në mëngjes do me nxjerrë muskujt (që nuk i ka) për të luftuar Edi Ramën.

Realiteti vetë është më qesharak se çdo humorist politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu