Ora 18:46  I bindur për fitore të thellë më 11 Maj, Berisha mbyll protestën. Ka mbyllur fjalën e tij në këtë protestë, kreu i PD-së Sali Berisha. U shpreh i bindur se opozita do korrë fitoren më të thellë e të madhe ndonjëherë më 11 Maj! Pasi valëviti flamurin kuqezi në podium, zëdhënësja e kësaj partie Floriana Garo njoftoi se ai do të niset “direkt për në Romë, për takimin e tij me qytetarët atje”.

18:36 ‘Pas zgjedhjeve do t’a paketoj Edi Ramën’, Berisha: Programi i Partisë Demokratike e ka tmerruar

Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Ai u shpreh se pas fitoreve në zgjedhjet e 11 majit, do e paketoj Edi Ramën që të dënohet. Më tej nënvizoi premtimet për pensionistët, pagën minimale dhe për taksat e biznesit të vogël.

‘Çdo natë dy muajt e fundit ai në ëndërr i del ishulli Riker, atje do përfundoj. Garantoj se pas zgjedhjeve do ta paketoj, po. Të bëjë dënimin pastaj të kthehet. Miqtë e mi, ky nuk është një miting elektoral, por përsëri ne duhet të jemi krenar me programin tonë. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë, Edi Ramën e ka sfazuar programi ynë. Ne me programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve, kemi faktuar vjedhjet e tmerrshme që u ka bërë shqiptarëve. I pashpirt, i la pensionistët shqiptarë në gjendjen më të mjerë. Shumë nuk blejnë dot as ilaçet e një jave. Ka 3 muaj që kalon nga një skenë në tjetrën për ti mashtruar. Ja ku jemi dhe i themi çdo pensionisti, se kurrë pas 11 majit, asnjë prej jush nuk do jetë më pak se 200 euro në muaj.

Çdo njeri prej jush do ketë kartën e konsumatorit e barabartë me 3 pensione. Mbaji për vete bonuset e mashtrimeve elektorale. Çmime krejt të tjera do kenë për qira në ndërtesa sociale, për ujë dhe drita. Kjo përpjekje nuk ndalet derisa të marrin pensionet më të mëdha në rajon. Programi ynë e ka tmerruar, verbuar. Po nxjerr në dritë ë gjtihë mashtrimet e tj monstrueze. U premtojnë gjithë punonjësve me rrogë të ulët se në Shqipëri pas 11 majit, nuk do ketë rrogë nën 500 euro. dhe se ky do jetë pragu me të cilën do ecim drejt rrogës minimale më të lartë në rajon, 1200 euro. Ne jemi parti e taksave të ulëta. Ne besojmë se paratë në xhepat e qytetarëve janë më të vlefshme se në arkat e shtetit.

Biznesi i vogël, shikoni çfarë bën mashtruesi. Ja u ka dhjetëfishuar taksat lokale. Garantoj bizneset e vogla se pas 11 majit do përgjysmohen, do ecet drejt 1/5 së tyre. Energjia që sot e paguajnë 18-24 lekë do jetë 3.2 herë më e ulët, 7 lekë. Tarifat e sipërfaqeve të sipërmarrjeve do pjestohen me 3, do ulen 3 herë. Taksa e sheshtë është 10%. Biznesi i vogël do paguajë gjysmën e asaj që paguan. Shqipëria në emergjencë, ne do i çlirojmë, fermeri shqiptar do subvencionohet. Për çdo njësi prodhimi.’

Ora 18:42 Berisha flet në podium, militantët sulmojnë me kapsolla Policinë, shkon në 3 numri i efektivëve të plagosur! Njëri u dëmtua në sy nga shpërthimet.
Teksa kryetari i PD-së mbante fjalimin në podium, militantët nuk nguruan të sulmonin edhe kordonin e Policisë së Shtetit me kapsolla dhe flakadanë.

Nga hedhja e tyre fillimisht u njoftua lëndimi i një efektiveje në gardhin e sigurisë që u ndihmua nga kolegët, por nuk mjaftoi me kaq. Hedhja e lëndëve të tjera piroteknike më pas, ndërsa Berisha nuk e kishte përfunduar ende fjalimin, shkaktoi dëme të tjera. Janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë. Në total ka 3 policë të plagosur.

Mësohet se njëri ka marrë lëndime në sy nga shpërthimet, një në dorë e një tjetër në fytyrë.

Ora 18.16. Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e nisi fjalimin e tij në protestë me përulje për të gjithë protestuesit demokratë.

Berisha dhe se protesta e 20 shkurtit të vitit të kaluar u hodhën themelet e çdo fitoreje të opozitës.

Sipas tij, Partia Demokratike tashmë është e bashkuar pasi nga hiri u ngrit si Feniksi. Ndërsa tha se ata që donin ta mposhtnin PD, dështuan.

” Të dashur qytetare dhe qytetarë, shqiptare dhe shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri, jashtë saj dhe kudo në botë.
E nis fjalën time me një përulje para jush, me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët dhe opozitarët.
Në pak kohë, ne kemi bërë shumë.
Le të kthehemi pak.
Vetëm një vit më parë, në shkurtin e kaluar, ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën.
Dhe unë, fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv, i burgosur politik.
Por në atë protestë ne hodhëm themelet e çdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi.
Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si Feniksi dhe se ata që menduan se do na mposhtin ne, dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur!
Ne jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam.
Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë kauzë të drejtë.
Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë vlerat më të arrira të njeriut, mbrojmë lirinë, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor familjen, kombin.
Ndaj dhe vijmë sot këtu si opozitë e të pamundurës e bën të mundur.
Si PD që të pamundurat i bën të mundura.
Sot kemi vulë dhe flamur.
Sot jemi më të bashkuar se kurrë.
Sot, me tre rezoluta ndërkombëtare, jemi forca politike më e përkrahur.
Sot, jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën.
Do fitojmë!
Historia e deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura njëra pas tjetrës.
Diktaturën staliniste të Enver Hoxhës dhe narkodiktaturën e bastardit të bllokut komunist, Edi Ramës.”

Ora 18.15. Teksa kryedemokrati Sali Berisha u thirr për të mbajtur fjalimin përpara Kryeministrisë, protestuesit janë kanë filluar të qëllojnë drejt Kryeministrisë. Si pasojë një efektive e policisë u tërhoq nga kolegët e saj duke lënduar nga shashkat që u hodhën kur në tribunë u ngjit Berisha.

Ora 18.03 Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh protestuesve që ishin të pranishëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë.
Ai falënderoi të gjithë ata që i quajti misionarë të lirisë, ndërsa Sali Berishën e quajti qëndrestar të paparë dhe Ervin Salianjin zemërluanin opozitar.

“Përshëndetje për ju misionarë të lirisë që protestoni kundër narkoregjimit të vetëm në Evropë. Përshëndetje për profesor Sali Berishën, qëndrestarin e paparë, përshëndetje për Ervin Salianjit zemërluanin opozitar dhe të gjithë të burgosurit politik të narkoregjimit që është në grahmat e fundit.

Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vjet”, tha Ilir Meta.

Ora 17.55 “Mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare e shtetit”, Duka në protestën e opozitës: Nuk synoj më karrigen e deputetit, dua vetëm…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mbajti fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mazhorancën në pushtet. Duka theksoi se ka shumë arsye për të protestuar, por solli në vëmendje dy nga arsyet kryesore. Sipas tij, mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit dhe ata që qeverisin sillen si pronarë të shtetit. Ai i akuzoi ata për vendosjen e çmimeve të rrugëve sipas dëshirës dhe për kompensimin e pronarëve të tokave me çmime të ulëta. Po ashtu, Duka theksoi lehtësimin e ndërtimeve në zona të mbrojtura, duke e parë ligjin si një pengesë të tejkaluar për interesat e qeverisë.

Ora 17.40 Nis zyrtarisht protesta para Kryeministrisë. E para që hapi këtë protestë ishte Floriana Garo, anëtare e Kryesisë së kësaj force politike. Ajo theksoi se “sot demokratët janë më të bashkuar se kurrë”.

“Qytetarë guximtarë, demokratë e patriotë të vërtetë. Jemi bashkë në këtë shesh sepse nuk pranohet më vjedhja e tradhtia ndaj kombit. Ja ku jemi siç premtuam! Më të fortë e të bashkuar! Jemi këtu për t’i dalë Zot Shqipërisë, ka ardhur koha e ndryshimit të madh. Koha e fitores!”, tha Garo nga podiumi.

Fill pas saj, mbajti fjalën kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, si një konfirmim i “bashkimit të forcave” me PD-në.

“E ardhmja nuk mund të ndërtohet pa lirinë, për të folur, për të vendosur, për të qenë të gjithë sëbashku kombi europian. Ne jemi ata që hapëm rrugën e ndryshimit, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, ata që e futëm vendin në NATO. Ne kemi ndërtuar në interes të shqiptarëve atë që është më e mira, jo për politikën, por popullin shqiptar. Të gjitha këto qeveria aktuale kërkon t’i shuajë! Ne duhet të bashkohemi për ta shembur këtë mur të fëlliqur dhe të marrim në dorë fatin tonë. Shqiptarët kudo që janë kanë sot më shumë se kurrë shansin për të punuar dhe ndryshuar Shqipërinë! Nuk mund të pranojnë që qeveria të jetë Zot i familjeve të tyre. Mbani vështrimin përpara si qytetarë europianë e amerikanë e kudo që jeni, luftoni t’i ktheni Shqipërisë të ardhmen europiane. Duhet t’u kthejmë shqiptarëve, besimin në Zot!”, tha Mediu.

Ora 17.30. Në këto momente edhe kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku do të nisin dhe fjalimet në protestën para Kryeministrisë.

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjysëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë.

Berisha është i shoqëruar nga Flamur Noka, Luçiano Boçi, Asllan Dogjani, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa dhe militantët e PD-së.

Ora 17.20 Agron Duka: Opozita ka bërë gafa të jashtëzakonshme, shumë e vështirë të riparohen
Kryetari i PAA, Agron Duka u shpreh se opozita ka bërë gafa të rënda në të kalurën siç ishte djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve dhe bojkoti i komisionit të ndarjes territoriale.

“Fryma që ekziston është pozitive dhe ka një shpresë për rotacion. Qëllimi i kësaj proteste përveçse për të demaskuar korrupsionin e denoncuar nga ish-zv/kryeministri, është edhe për të krijuar frymën opozitare”, tha Duka.

Ora 17.05 “Sot është dita e opozitës”, Luan Baçi: Do të tregojmë fuqinë tonë, jemi mazhorancë, jo minorancë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës para Kryeministrisë nuk do të jetë e fundit.  Baçi theksoi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të deputetëve jashtë vendit.

Ora 17.02 “Vjedhja 50 mln euro e Ballukut me tunelin e Llogarasë”/ Këlliçi: Shqipëria sot e plakur dhe mpakur, shqiptarët në situatën më të rëndë ekonomike
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën Belind Këlliçi, ka folur pak përpara nisjes së protestës së PD.

Këlliçi tha se Shqipëria është “plakur” edhe “mpakur”, duke nënkuptuar se nga vendi janë larguar masivisht të rinjtë. Ai shtoi se ekonomia është në situatë tepër të rëndë. Këlliçi ndër të tjera tha se Belinda Balluku ka vjedhur 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë, ndërsa shtoi se mega vjedhjet e qeverisë nuk kanë fund.

Ora 17.00 Nis grumbullimi i protestuesve të opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për abuzime me fondet publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu