Ka nisur protesta kombëtare e opozitës, e thirur nga demokratët pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg më 26 shtator.

Ndryshe nga herët e kaluara, gjatë protestës së sotme nuk do të ketë fjalime politike. Deputetët e PD-së, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, etj, të shoqëruar nga qytetarët u nisën nga selia e PD-së drejt kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për tu shtrirë më pas në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

yacht hotel sarande

Opozita ka qenë diskrete dhe nuk ka treguar shumë detaje në lidhje me skenarin e protestës, ndaj nuk dihet se cilat akse do të bllokohen.

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit dhe më shumë se 1500 efektivë janë në terren.

Veç kryeministrisë policia ka blinduar edhe kryesinë e Kuvendit. Pranë godinës së kryeministrisë janë stacionuar dhe autobote me ujë dhe forcat e FNSH-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar ditë historike këtë të hënë, duke shtuar nga sot nis rrugëtimi drejt fitores.

Së bashku me PD në shesh do të jenë edhe aleatët e saj, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka e Vangjel Dule, ndërkohë që Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do të marrin pjesë, pasi besojnë se kjo nuk është strategjia më e mirë kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Protesta e 7 tetorit u caktua pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji, por nisja e revoltës ishte paralajmëruar më herët nga Partia Demokratike e cila thotë se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Për këtë arsye opozita ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e liderit të mazhorancës dhe krijimin e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje.

Në 11 vitet e fundit PD ka provuar disa aksione radikale kundër qeverisë Rama dhe mazhorancës socialiste duke nisur nga çadra që zgjati 3 muaj para kryeministrisë në vitin 2017 deri tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale e qindra protesta kundër qeverisë.

Mbetet për t’u parë nëse ky aksion i ri do t’i sjellë apo jo opozitës fitoren përballë PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu