Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin replikoi pas reagimeve të opozitës lidhur me pr/ligjin e ri për anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

yacht hotel sarande

Sipas ministrit Balla rregullorja është e qartë dhe në këtë rast nuk ka shkelje siç deklaruan deputetë të opozitës lidhur me kalimin me procedurë të përshpejtuar.

Kemi disa raste, shumë raste  të penalizimit të padrejtë të qytetarëve për riparim çatie theksoi z.Balla, për një mur mbajtës të një shtëpie apo avllie.

“Dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja edhe ata të PD-së që ta përmirësojnë draftin kur të diskutohet në komision. Ajo që po thotë kryetarja me shumë të drejtë është që në fund të seancës, pasi të shpërndahet te të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet, njohja me draftin bëhet në komision sipas rregullores.”- tha ministri.

Procedura e Kuvendit është shumë e qartë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që sapo të depozitohet një nismë ta kenë të gjithë deputetët”, tha ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

“Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartona, jo një, sepse ka të bëjë me qytetarët”- tha ai.

“Ju nuk mund të jeni kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh se bëhet fjalë që shkon për një proces anulimi gjobash edhe përtej vitit 2014.”- tha z.Balla.

“Ta mbyllim këtë diskutim pa vlerë. Ndërkohë që flisnim për nismën tonë shkuam te një nismë që ka ardhur për përafrimin me Acquis Communautaire, e që ka marrë të gjitha certifikimet e DG-ve europianë, e këtu filluam pastaj të abuzojmë që po bën Ulsiu diçka, thua Ulsiu ka marrë dhe BE-në.

Sipas ministrit opozita do t’i bashkohet kësaj nisme sepse këtë e duan qytetarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu