Deputeti Agron Shehaj po bën zhurmuesin në seancën e sotme parlamentare dhe nuk e lëshon sallën edhe pse është i përjashtuar nga kryetarja e kuvendit.

Duke u bërë zhurmë si kolegëve të djathtë ashtu edhe të majtëve teksa flasin, deputeti vlonjat vazhdon të bllokojë foltoren, ku i rrethuar nga garda komenton me video live në rrjetet e tij sociale. Aktin ekstrem e ndermori pasi kryetarja nuk i dha fjalen per replike lidhur me deklarata qe jane bere nga ministrat Malaj dhe Balluku, kur Shehaj nuk ishte i pranishem ne salle.

yacht hotel sarande

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e sjell ndodhinë në kuvend nga paneli i ministrave në sallën e seancave plenare duke e filmuar.

“Vaj medet opozita e Tik Tokut. I ka ngel fiksimi tek foltoret” shkruan Balla në diçiturën shoqëruese të postimit të kësaj videoje në Facebook.

Nuk e kursen ironine as kolegu socialist, Erion Brace i cili e postoi videon e Shehaj me telefon ne dore me fjalet: BIZNESMEN, PAGATOR, DEPUTET, TIK TOKist;
NUK ESHTE KINEZ, ESHTE KARAGJOZ!

Shehaj i cili së fundi është kritikuar në rrjete sociale edhe për zgjimin e hershëm që u bën qytetarëve duke u dërguar mesazhe për partinë e tij të re ndaj të gdhirë, sot u ka bërë të njëjtën gjë kolegëve të tij. Kryetarja i tha se po bëhet pengesë sepse deputetët duhet ta kryejnë shpejt këtë seancë plenare pasi nesër janë për udhëtim drejt Kosovës ku do të zhvillohet seanca e përbashkët me homologët e Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu