
Opozita bojkoton Komisionin për Territorialen, Mazniku propozon ndryshime:
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku tha se do ti propozojnë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit mbi mënyrën e funksionimit të tij. Kjo për shkak se opozita prej disa kohësh ka bojkotuar dhe nuk merr pjesë në komision.
Sipas propozimit, parashikohet heqja e paritetit të numrave në përfaqësimin politik dhe e drejtës së vetos.
Sipas maxhorancës, me këtë vendimmarrje zhbllokohet veprimtaria e komisionit, e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës.
“Nuk mund të vazhdojmë më me këtë koncept që e ka kthyer dëshirën tonë për të bashkëpunuar në një mekanizëm bllokimi që nuk ka con përpara. Ndaj doja dakordësinë tuaj në mënyrë që ne ti kërkojmë seancës ndryshimin e vendimit për të ndryshuar numrat dhe bashkëkryesinë”, tha Mazniku.
Propozimi, i prezantuar më parë nga kryeministri në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, po zbatohet nga deputetët e tij, duke ndryshuar kështu funksionimin e komisionit bipartizan.






