Operatorët televizivë kanë vendosur të bojkotojnë filmimin e zyrtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike pranë Gjykatës së Tiranës, gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj 7 të miturve të arrestuar pas protestës së 10 shkurtit.

Ky vendim u mor në shenjë solidarizimi me operatorin e News24, Aldi Kashri, i cili mbeti i lënduar nga një bombë molotov gjatë protestës.

Përmes këtij veprimi, operatorët kërkojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga organizatorët e protestave dhe pjesëmarrësit, duke theksuar se punonjësit e medias duhet të jenë të sigurt teksa raportojnë dhe informojnë publikun mbi zhvillimet në terren.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje sigurinë e gazetarëve dhe operatorëve gjatë mbulimit të protestave dhe aktiviteteve me tension të lartë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu