Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Kolektivi”, pas kallëzimeve të 5 shtetaseve, të cilat pretendonin se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës, në një subjekt parukerie në Tiranë, duke mos u paguar për punën e kryer.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjëset dyshohet se nuk kanë marrë pagat përkatëse, me një vlerë totale rreth 20 250 euro. Ato kanë deklaruar se janë mashtruar nga punëdhënësit e tyre lidhur me pagesën dhe kushtet e punës.

Në kuadër të operacionit u arrestua pronari i subjektit, shtetasi B. A., 41 vjeç, ndërsa për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se, përveç shkeljeve në marrëdhëniet e punës, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë parukeri ishin kontrabanduar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu