
Të ndaluarit nga operacioni i SPAK në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dolën këtë të mërkurë për vlerësimin e masësave të sigurisë në GJKKO.
Gjykata e posacme ka lene ne burg:
1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja, – drejtor i prokurimeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto, – Drejtor i fondeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
5- Piro Zoga – Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’ – “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
Ditën e djeshme (25 shkurt 2025) Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet e kryera për abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se zyrtarë të këtij universiteti kanë manipuluar nëntë tendera gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.-
Në kuadër të hetimit, janë lëshuar 24 masa sigurie, ku 5 prej tyre janë arrest me burg, 10 arrest në shtëpi dhe 9 masa detyrimi për t’u paraqitur në prokurori.
Hetimet kanë zbuluar një skemë korruptive, ku janë përfshirë zëvendësrektori i universitetit, administratori dhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me kompani private, duke përcaktuar fituesit e tenderave paraprakisht dhe duke falsifikuar dokumente për të rritur vlerën e kontratave publike.