Operacioni antikanabis “Territori i Pastër”, Balla: Policia vijon goditjet intensive. Asgjesohen 15 mijë bimë narkotike

Policia e Shtetit, javët e fundit, ka shpeshtuar operacionet antikanabis në zonat me risk të lartë.

yacht hotel sarande

Në 24 orët e fundit, në gjithë territorin e vendit, operacionet janë zhvilluar jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri përmes helikopterit, me qëllim goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

“Përgëzime Policisë së Shtetit Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Skrapar, Krujë, Kurbin dhe Peqin, për asgjësimin e rreth 15 mijë bimëve narkotike, si dhe vënien para drejtësisë së shtetasve që ushtronin këtë veprimtari kriminale”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu