
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, mes tyre dy punonjës të IMT-së (Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit), të dyshuar për korrupsion.
Mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se pas hekurave përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.
Arrestimi mësohet se ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.
Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona mernin para tek biznese të ndryshme, duke mos vepruar ndaj shkeljeve të konstatuara.
Pritet që SPAK të dalë me njoftim zyrtar për rastin.