Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Tiranë, i nisur mbrëmjen e sotme (15 Nëntor).
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se agjentët po zhvillojnë kontrolle në zonën e Kodrës së Diellit, për të goditur fenomenin e shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë. Gjithashtu kontrolle po bëhen edhe në zona dhe qytete të tjera. Raportohet për një laborator droge edhe në Qerret të Kavajës.
Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.
Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi operacionin, por burimet i thanë Report Tv se bëhet fjalë për disa të arrestuar dhe shënjestër është goditja e trafikut ndërkombëtar të kokainës./shqiptarja