OpenAI ka firmosur një kontratë 38 miliardë dollarëshe me Amazon për të hyrë në infrastrukturën e saj të depos virtuale duke vijuar maratonën e bashkëpunimeve në këtë aspekt.

Në vitin 2025, kompania e ChatGPT ka firmosur marrëveshje me vlerë mbi 1 trilionë dollarë me Oracle, Broadcom, AMD dhe Nvidia. Kontrata e fundit pakëson mbështetjen e saj te Microsoft.

Në këtë pakt 7-vjeçar, OpenAI do të mund të përdorë procesorët grafikë të Nvidia për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.

Marrëveshja pason një ristrukturim të OpenAI gjatë javës së shkuar ku ndryshoi statusin si organizatë jo-fitimprurëse dhe marrëdhënien me Microsoft për t’i dhënë kompanisë më shumë liri financiare dhe operative.

“Fronti në rritje i IA kërkon fuqi të madhe dhe të besueshme kompjuterike”, tha Sam Altman. “Bashkëpunimi ynë me AËS (Amazon Web Services) forcon ekosistemin e gjerë kompjuterik që do të vërë në funksion këtë epokë të ardhshme dhe do ta sjellë IA e përparuar pranë kujtdo.”

Marrëveshja pasqyron kërkesën në rritje për fuqi kompjuterike si shkak i rritjes së interesit ndaj IA, si dhe nxitimin e OpenAI për të siguruar gjithçka ka nevojë.

Megjithatë kompania nuk ka marrë mjaftueshëm të ardhurash, ndonëse shpenzon shumë për të qenë e para në IA. Rezultatet e javës së shkuar treguan se OpenAI humbi 12 miliardë dollarë në tremujorin e fundit.

Me këtë kontratë, Amazon i ka shtuar 140 miliardë dollarë vlerë kompanisë së saj.

Gjigantët kryesorë të IA kanë investuar te njëri-tjetri duke krijuar një rrjetë të ngatërruar marrëveshjesh që kanë tërhequr vëmendjen. OpenAI është në qendër të rrjetës.

/tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu