Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Rama ka dal nga ambientet e SPAK disa minuta më parë. Ndaj tij ekziston një padi, për përfshirje në grupin kriminal të kokainës në Xibrakë. Ndërkohë që vetë Rama për gazetarët pranoi se ka udhëtuar me makinën e një personi që sipas dosjes së prokurorisë me të njëjtën makina kanë udhëtuar dhe Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj. Rama për makinën që udhëtoi tha se në atë moment mund ta merrte dhe se nga trafikantët, pranoi se njihte një prej tyre.
“Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin dikujt për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat. Vetëm njëri njoh… do të vijë në SPAK kurdo që të jetë nevoja,” tha Olsi Rama./Dosja