Nga Hasi, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë në Skype me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i njohur me programin e forcës politike që përfaqëson.

“Ndihem shumë mirë dhe kam shumë shpresë te ju për mbështetjen që po i jepni PSD dhe kandidatëve që janë në Kukës, Has dhe Tropojë. E kam zemrën plot që ju kam juve atje. Programi ynë është social. Ju i dini kushtet në këtë vend. Këtu akoma diskutohet për ilaçe, ndihmë sociale, pensione, Kemi një program sikur të jetë buxheti i shtetit. Politika sot po vjen e merr votat dhe ikën. Kandidoj për të gjashtën herë në qytetin tim dhe sa herë marr më shumë vota se u shërbej njerëzve. Të njëjtën gjë do bëjmë për Kukësin, Hasin dhe Tropojën”, u shpreh Doshi.

Kandidatët për deputetë të PSD-së në Qarkun Kukës njëzëri premtuan se do të punojnë fort, për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

“Unë atje kam studiuar, jam kthyer mbrapa sepse dua të bëj për këtë vend më të mirën”, tha kandidati i PSD për deputet në Kukës, Suad Bokçiu.

“Mes jush kam dhe djalin tim aty, të na votoni të gjithëve sepse do jemi zëri i këtyre këtu dhe zëri juaj që jeni atje”, u shpreh nga ana tjetër kandidatja tjetër e PSD për deputete në Kukës, Violeta Imeraj gjatë komunikimit me emigrantët.

Në këtë komunikim, emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe shprehën mbështetjen për Partinë Social Demokrate, e cila synon që në zgjedhjet e 11 Majit të sigurojë të paktën një mandat në Kukës./Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu