Për dyshek, siguracione makinash, për oferta televizori, pajisjesh apo edhe paketa telefonike… Shpeshherë u përgjigjemi, por dhe ua mbyllim telefonatën. Për shumë qytetarë mesazhet apo telefonatat promocionale, në çdo moment të ditës të dërguara nga kompani të ndryshme, janë kthyer në një shqetësim.

yacht hotel sarande

Me projektligjin e hedhur për konsultim publik “Për krijimin e Regjistrit të Komunikimeve Tregtare të Pakërkuara” Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit synon të vendos rregulla për këtë treg.

Për mesazhet telefonatat dhe e-mailet promocionale të ofruara nga kompanitë e shërbimeve në vend kundrejt qytetarëve pa aprovimin e tyre, do të shënohen në një regjistër të cilësuar regjistri komunikimeve elektronike tregtare të pakërkuara me qëllim zgjidhjen e kësaj problematike.

“Normal që është shqetësuese, të ndërpret nga puna që po kryejmë nga ana tjetër dhe të dhënat tona.”

“Ka njëfarë gabimi këto se shqetësojnë të vendosen ca rregulla. S’duhet të bëhen pa kërkesën e qytetarëve.”

“Ka raste na interesojnë ka raste s’na interesojnë nga këto telefonata. Por tregtia është e lirë. Kështu veprohet edhe jashtë shtetit.”

Pas ankesave dhe të qytetarëve drejtuar Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, do të krijohet një regjistër me të gjithë emrat e atyre që nuk dëshirojnë të kontaktohen, i cili do të jetë i aksesueshëm nga kompanitë e shërbimeve. Por për të aksesuar regjistrin kompanitë e shërbimeve duhet të paguajnë.

Për këto subjekte tregtare që kryejnë telefonata promocionale me qëllim tregtimi dhe reklamimi do të detyrohen të paguajnë një tarifë të caktuar për të aksesuar regjistrin.

Relacioni i projektligjit përcakton se mesazhe promocionale do të kryhen vetëm brenda një intervali kohor, nga 90:00 deri në 19:00 si dhe të mos realizojë komunikim tregtar në fundjavë dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. (A2 Televizion)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu