
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka dalë sërish në skenën politike me kritika të forta ndaj Donald Trump.
Gjatë një tubimi elektoral në Nju Xhersi, në mbështetje të kandidates demokrate për guvernator të New Jersey-t, Mikie Sherril, Obama tha se vendi po kalon një periudhë të errët, duke akuzuar administratën Trump për paaftësi qeverisëse, për shkelje të ligjeve dhe përçarje.
“Çdo ditë, Shtëpia e Bardhë sjell një seri të re ligësish, pakujdesish dhe marrëzish. Kemi një president që përdor Departamentin e Drejtësisë për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve politikë.”
Obama e akuzoi Trump se ka zëvendësuar prokurorët e pavarur me njerëz besnikë, se ka shkarkuar oficerë të ushtrisë për arsye personale dhe se ka përdorur Gardën Kombëtare për qëllime politike. Ish-presidenti kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, administrata Trump ka trajtuar institucionet, shkencën dhe qytetarët amerikanë.
“Kemi zyrtarë që mohojnë shkencën dhe promovojnë mjete mashtruese, ndërsa qytetarë amerikanë merren nga rruga vetëm pse nuk ‘duken si amerikanë të vërtetë’. Kjo nuk është Amerika që njohim.”
Fjalimi i Obamës u prit me entuziazëm nga mbështetësit./ Klan News







